RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar

edhe-britania-ben-thirrje-per-lirimin-e-menjehershem-te-tre-policeve-kosovare-te-kidnapuar

Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë që janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Qeveria e Britanisë në këtë komunikatë i është referuar si ndalim, kidnapimit të policëve.

Ajo u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për përmbajtje.

Ndërsa po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Po ashtu është bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe fillim të themelimit të Asociacionit.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të ndaluar më 14 qershor. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, të evitojnë masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave. Zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në ato zgjedhje. Ne presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillohet, pa vonesa të mëtutjeshme, me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në reagimin Qeverisë së Britanisë.

Related posts

Mbahet sërish protestë para Bashkisë së Tiranës

Muhamet Ramadani

Liban, dy persona të vr’arë në su’lmin ajror iz’raelit

admin

Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

admin