RTV AHIRETI
Lajme

Ambasada amerikane në Kiev paralajmëron shtetasit e saj për rrezik nga sulme ajrore ruse

ambasada-amerikane-ne-kiev-paralajmeron-shtetasit-e-saj-per-rrezik-nga-sulme-ajrore-ruse

Ambasada e SHBA-së në Kiev ka paralajmëruar qytetarët e saj për një rrezik në rritje të sulmeve ajrore ruse në mbarë Ukrainën në ditët në vijim.

“Ambasada e SHBA-së në Kiev vlerëson se gjatë disa ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës ka një rrezik në rritje të sulmeve me dronë dhe raketa ruse gjatë natës dhe ditës në të gjithë Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të misionit diplomatik amerikan të publikuar të mërkurën.

Vlerësimi i ambasadës është bërë në lidhje me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht.

Në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të monitorojnë mediat lokale për çdo përditësim, si dhe t’i identifikojnë vendet ku mund të strehohen përpara çdo alarmi ajror, transmeton Anadolu.

Gjithashtu udhëzohen qytetarët amerikanë që të strehohen menjëherë nëse shpallet alarm ajror dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga zyrtarët ukrainas në rast emergjence.

The post Ambasada amerikane në Kiev paralajmëron shtetasit e saj për rrezik nga sulme ajrore ruse first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shefi i politikës së jashtme të BE-së: Rusia ende sillet si perandori

admin

Serbia shkeli dakordimin për targat

admin

SHBA, rritet në 33 numri i viktimave nga tornadot

admin