RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada britanike në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e vizave turistike

ambasada-britanike-ne-kosove-me-njoftim-te-rendesishem-per-aplikuesit-e-vizave-turistike

Ambasada britanike në Kosovë ka bërë të ditur se koha e pritjes së vendimit për vizat standarde të vizitorëve është kthyer në standardin normal të shërbimit, të njohur prej 15 ditësh.

Në bazë të kësaj, vendimi për marrjen ose jo të vizës britanike merret brenda tri javësh, nga dita e dorëzimit të dokumenteve në Qendrën e Aplikimit për Viza (VAC).

“Ju lutemi sigurohuni që të aplikoni mjaft përpara datës së planifikuar të udhëtimit. Mund të aplikoni deri në 3 muaj përpara”, thuhet në njoftim.

Related posts

Rrënojat e përmbytjeve mbulojnë xhaminë në provincën Aceh në Indonezi, numri i viktimave afër 1.000

RTI

Izraeli akuzohet për zgjerim të qëllimshëm të zonës ushtarake në Gaza

admin

John Kerry viziton Kinën për bisedime rreth klimës

admin