RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada e SHBA-së e konfirmon organizimin e diskutimit për Asociacionin

ambasada-e-shba-se-e-konfirmon-organizimin-e-diskutimit-per-asociacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka konfirmuar organizimin e një diskutimi mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të mbahet më 31 janar.

Në një përgjigje për KOHËN nga kjo ambasadë është thënë se për këtë diskutim janë ftuar liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë.

“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin lidhur me Asociacionin, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Më tej thuhet se ky diskutim është në përputhje me qëllimin e qëndrueshëm të SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë së gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës.

KOHA të hënën ka raportuar për këtë ftesë, e cila u është përcjellë disa politikanëve.

Diskutimi do të mbahet të martën e javës së ardhshme, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën e SHBA-së.

Related posts

Izraeli shkatërron pallatin historik të Gazës, mbi 20.000 artefakte të zhdukura ose plaçkitura

RTI

Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së, më 17 maj, letra e saj erdhi vonë

Muhamet Ramadani

Turqia thotë se dërgesa e parë e grurit ukrainas pritet të arrijë në Stamboll “pas mesnate”

admin