RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada e ShBA-së për vizitën e Escobar: Mbështetja për popullin e Kosovës është e palëkundur

ambasada-e-shba-se-per-viziten-e-escobar:-mbeshtetja-per-popullin-e-kosoves-eshte-e-palekundur

Ambasada amerikane në Prishtinë përmblodhi vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke treguar për takimet e tij dhe qëllimin e vizitës.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, shkruan ambasada.

Gjithashtu, ajo përmend edhe ‘sfidat’ aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, por zotohet se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e palëkundur.

“Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.

Related posts

SBAShK-u e shpall Rrahman Jasharajn sindikalist të vitit 2023

Muhamet Ramadani

Dha informacion të qeverisë amerikane, ish-punonjësja e CIA akuzohet se ka punuar si agjente e Koresë së Jugut

admin

Gjenden disa pako me cigare elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro në pikën kufitare të Merdarës, policia sekuestron produktin e fshehur në autobus

admin