RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori britanik për aksionin në veri: Veprime të tilla rrezikojnë të nxisin tensione

ambasadori-britanik-per-aksionin-ne-veri:-veprime-te-tilla-rrezikojne-te-nxisin-tensione

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar për aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri, për mbylljen e strukturave paralele në komunat veriore.

Ai u shpreh se veprimet e tilla kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë.

Tutje, ai u shpreh se këto veprime rrezikojnë të nxisin tensione.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë”.

“Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.

Related posts

KE: Vendet e BE-së kanë 85-90 ditë rezerva emergjente nafte

Hevzi

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

admin

Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë

Muhamet Ramadani