Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bëre thirrje për regjistrim të mërgatës.
Ajeti tha se regjistrimi nga diaspora nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë.
“Regjistrohuni edhe ju, aty ku e keni mendjen, në atdhe, prej kudo që jeni”, ka thënë Ajeti.
Mërgata ka mundësi që përmes faqes online të behët pjesë e numërimit të popullsisë se shtetit të Kosovës.
“Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për tu bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.