RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Berisha: Në Janar do të ketë protesta

berisha:-ne-janar-do-te-kete-protesta

Kryetari i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi sot se, do të ketë protesta të fuqishme nga opozita.

I pyetur në një konferencë për shtyp lidhur me hetimin e SPAK për çështjen e ish-kompleksit Partizani, Berisha tha se, SPAK e ka regjistruar emrin e tij në hetim vetëm në datën 2 tetor.

“Hetimin për klubin Partizani e kanë pasur si çështje dhe jo me personat, por emri im dhe i Jamarbër Malltezit është regjistruar si person nën hetim vetëm me datën 2 tetor. Sali Berisha ka 2, 3 vjet dhe do të vazhdojë pa lëkundje kundër krimeve që SPAK kryen me hetimin e dosjeve, kundër pranisë së kriminelëve në SPAK”. tha Berisha.

Ai ka theksuar se “do fillojnë në Janar dhe do ndërpriten ditën që do përmbyset Edi Rama. Tani është kohë beteje. Ka vullnet të hekurt nga demokratët, ju garantoj, do mobilizohen edhe më shumë dhe protesta zëri ynë kurrë nuk do të shuhet”.

I pyetur për kërkesën e SPAK për masën e sigurisë dhe mos lejimin e komunikimit, Berisha tha se, “më ka pëlqyer ajo kërkesë se tregon tmerrin që ka Edi Rama nga unë”.

I pyetur se si do të ndryshojë PD nëse miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e tij, Berisha tha se, “asnjë ndryshim nuk ka dhe nuk do ketë në kuptimin që statuti përcakton strukturat drejtuese. Kryetari është kryetar, Sekretari i Përgjithshëm është Sekretar i Përgjithshëm, nënkryetarët janë nënkryetarë”.

“Ajo që sot kërkohet, dhe që e kërkoj nga çdo mbështetës dhe anëtar i ynë, kërkohet një kthesë e vërtetë. Një kthesë për të vazhduar betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit. Pluralizmi, sot në thelb nuk ekziston. Në fasadë ekziston”, u shpreh Berisha.

Related posts

Hamasi: Izraeli kundërshton me këmbëngulje armëpushimin në Gaza

rezart morina

Kalifornia e tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme me armë

admin

Kryeministri suedez : Turqia vendimmarrësi i vetëm për anëtarësim e vendit në NATO

rezart morina