Ambasadori kosovar në SHBA, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden.
Ai një gjë të tillë e ka njoftuar përmes një postimi në ‘Twitter’, duke u shprehur krenar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, shkruan lajmi.net.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona.Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë -SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Dugolli.