RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori kinez: Shqetësimet gjermane për spiunazh nga studentët kinezë histerike

ambasadori-kinez:-shqetesimet-gjermane-per-spiunazh-nga-studentet-kineze-histerike

Ambasadori kinez në Gjermani, Wu Ken, ka hedhur poshtë frikën e spiunazhit nga studentët kinezë, duke i quajtur paralajmërime të tilla një farsë politike.

“Ministrja Federale e Arsimit e Gjermanisë, Bettina Stark-Watzinger deklaroi më herët se studentët kinezë përbënin një kërcënim për spiunazh”, tha diplomati kinez për “Berliner Zeitung”.

Në të njëjtën kohë, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), agjencia kryesore e shërbimeve sekrete vendase në Gjermani, publikoi një alarm sigurie që klasifikonte një organizatë studentore kineze si një agjenci te sherbimeve sekrete.

“Një veprim i tillë për mendimin tim është histerik, i çmendur dhe është kthyer në një sinofobi që duhet trajtuar”, tha ai.

Wu shtoi se alarmi i sigurisë nuk ishte gjë tjetër veçse një farsë politike që kishte helmuar atmosferën e bashkëpunimit.

“Një veprim i tillë stigmatizon grupe të caktuara. Prandaj apeli im për disa politikanë dhe autoritete gjermane është që të kujdesen për punën e tyre dhe të mbajnë duart larg studentëve”, shtoi ai.

Në qershor, FAU vendosi të përjashtojë aplikantët që financohen vetëm nga Këshilli Kinez i Bursave (CSC). Programi i bursave CSC është i lidhur me Ministrinë e Arsimit të Kinës.

Në atë kohë, Stark-Watzinger paralajmëroi se ishte një instrument strategjik kinez për të mbyllur boshllëqet teknologjike duke fituar njohuri nga jashtë.

“Për më tepër, mbajtësit e bursave nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht lirinë e mendimit dhe lirinë akademike të sanksionuar në kushtetutën gjermane”, tha Stark-Watzinger.

Related posts

Ministri iranian: ShBA-ja blen ujë të rëndë të Iranit nëpërmjet palëve të treta

admin

Izraeli kërcënon të sulmojë Libanin nëse Hezbollahu nuk largohet nga zona kufitare

Muhamet Ramadani

Arrestohen dy zyrtarë të MINT, dyshohen për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

admin