RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ambasadori turk: KFOR-i, i pazëvendësueshëm për sigurinë në Kosovë

ambasadori-turk:-kfor-i,-i-pazevendesueshem-per-sigurine-ne-kosove

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili e ka vlerësuar si “të pazëvendësueshëm” rolin e KFOR-it për sigurinë në Republikën e Kosovës.

Në RTV Dukagjini, ambasadori Angili ka folur rreth raporteve në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

Gjersa thotë se lidhja në mes dy vendeve mbetet e rëndësishme për Turqinë, Angili thekson se KFOR-i, përpos sigurisë, luan edhe një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kosova më mban të zënë. Nuk jam duke u ankuar por stabiliteti dhe paqja në Ballkan është shumë e rëndësishme për Turqinë për dy arsye. Së pari, ne kemi lidhje të gjata me Ballkanin dhe nëse ndodhë diçka këtu, njerëzit në Turqi do t’a ndjejnë në zemër. Së dyti, është partneriteti ynë me Evropën, rrugët tregtare shkojnë përmes Ballkanit prandaj stabiliteti në Ballkan është në interes të Turqisë dhe siç e përmendet ju, së voni kemi dërguar 500 trupa shtesë. Rreth 500 trupa kanë ardhur në Kosovë me kërkesën e NATO-s për arsye se në fund të majit, siç e dini disa incident kanë ndodhur në komunat veriore dhe Turqia, si ushtria e dytë në NATO e ka si natyrë kontributin në operimet e NATO-së dhe KFOR-in. Ne mendojmë se KFOR-i është i pazëvendësueshëm për sigurinë në Kosovë dhe e luan një rol të rëndësishëm në të kaluarën por edhe tani, luan një rol të rëndësishëm për të ofruar një mjedis të sigurt në mënyrë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një progress”, ka deklaruar ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ambasadori Angili vlerëson se është e rëndësishme që të dy palët t’i kontribojnë procesit.

Related posts

Von der Leyen: Putin po përdor energjinë si armë, Evropa do triumfojë

admin

Opozita e lëshon seancën

rezart morina

Emërohen edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

rezart morina