RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AME paralajmëron stuhi me bubullima, breshër e erëra të forta – apelohet kujdesi i qytetarëve

ame-paralajmeron-stuhi-me-bubullima,-bresher-e-erera-te-forta-–-apelohet-kujdesi-i-qytetareve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka bërë apel qytetarëve për kujdes, pasi paralajmërohen stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

AME ka treguar për rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:

• Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;

• Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;

• Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

• Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

• Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

• Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Udhëzime sigurie për qytetarët:

• Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;

• Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;

• Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;

• Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri.

“Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Për çdo rast emergjent, kontaktoni pa pagesë:

• Qendra Operative Emergjente: 112

• Policia e Kosovës: 192

• Zjarrëfikësit: 193

• Ndihma e Shpejtë: 194″, ka njoftuar AME.

Related posts

Blinken në Poloni pas vizitës në Kiev, në fokus forcimi i mbështetjes për Ukrainën

admin

Smotrich kërcënon me pushtim të Gazës nëse Hamasi nuk çarmatoset

Irfan Jahiu

Takimet me Putin dhe Zelenskyn/ Modi i Indisë i kërkon presidentit ukrainas të ulet për bisedime me Rusinë: Do veproj si “mik” në arritjen e paqes

admin