Përkundër sanksioneve ndaj Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e harrojnë Kosovën.
Gjatë ditës së nesërme SHBA-të do ti dhurojnë disa dronë Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Ky projekt është i përbashkët ndërmjet DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Pranim-dorëzimi i dronëve do të bëhet rreth orës 11:00.