Tre amerikanë të burgosur padrejtësisht në Rusi, u rikthyen në tokën amerikane të enjten vonë. Ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarët Alsu Kurmasheva e Evan Gershkovich u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshjeje historike mes Uashingtonit dhe Moskës për shkëmbimin e të burgosurve. Marrëveshja mundësoi lirimin e 16 të burgosurve politikë në këmbim të tetë