RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amnesty International: E drejta për të protestuar në Evropë është në rrezik

amnesty-international:-e-drejta-per-te-protestuar-ne-evrope-eshte-ne-rrezik

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” deklaroi se ushtrimi i të drejtës për të protestuar është i kufizuar në vendet evropiane dhe protestuesit etiketohen si ekstremistë, terroristë ose spiunë, transmeton Anadolu.

Raporti i titulluar “Të nënmbrojtur dhe tepër të kufizuar: Gjendja e të drejtës për të protestuar në 21 vende” i përgatitur nga “Amnesty International” zbuloi se e drejta për tubime dhe protesta paqësore në Evropë është nën sulm dhe i nënshtrohet kufizimeve.

Në raport thuhet se ligjet dhe praktikat në Evropë që çojnë në përdorim të panevojshëm dhe joproporcional të forcës, ndalime, ndjekje gjyqësore dhe kufizime sistematike e bëjnë të papërdorshme të drejtën për të protestuar.

Poashtu thuhet se disa armë jo-vdekjeprurëse të përdorura nga policia në Francë, Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Itali shkaktuan lëndime të përhershme dhe si shembull u përmend një person që humbi dorën në Francë. Gjithashtu jepen informacione se policia ka përdorur forcë disproporcionale kundër fëmijëve në Belgjikë, Francë, Finlandë, Gjermani, Itali, Poloni, Serbi, Slloveni dhe Zvicër.

– “Protestuesit po etiketohen”

Në raport thuhet se përshkrimi i aktivistëve si kriminelë, terroristë, ekstremistë ose spiunë është qasje që çnjerëzon të drejtën për të protestuar. “Mosbindja civile paqësore është etiketuar gjithnjë e më shumë si ngjarje që kërcënojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në raport.

Si shembull u citua përshkrimi i ish-sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman për protestat në mbështetje të Palestinës si një “marsh urrejtjeje” .

Raporti kujton se protestat palestineze nuk lejohen në disa vende dhe se disa slogane dhe simbole janë të bllokuara nga forcat policore dhe se në disa vende evropiane është e detyrueshme të merret leje nga forcat e rendit përpara se të protestohet.

Thuhet se në këtë kontekst do të vlerësohet edhe thirrja e aktivistëve të klimës “terroristë ekologjikë” dhe se ligjet dhe praktikat e zhvilluara kundër protestave bien ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe ndër to ishte kufizimi i vendeve dhe orëve të veprimit.

– “Grupet raciste përpiqen të arsyetojnë kufizimet”

Në raport thuhet se në disa vende evropiane, policia diskriminon aktivistët në bazë të identitetit të tyre.

Padrejtësia dhe pabarazia e përjetuar nga grupet që i nënshtrohen racizmit dhe përjashtimit vazhdojnë në aspektin e veprimeve dhe se grupet raciste përpiqen të arsyetojnë kufizimet e vendosura ndaj disa grupeve. Në raport u kujtua se marshimet palestineze të planifikuara për t’u mbajtur në Gjermani në 2022 dhe 2023 u ndaluan me arsyetimin se ato “mund të jenë të prirur ndaj dhunës”.

Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard, vlerësimet e së cilës janë përfshirë në raport, tha: “Autoritetet në Evropë poshtërojnë, pengojnë, përpiqen të largojnë ose ndëshkojnë në mënyrë të paligjshme protestuesit paqësorë”.

“Megjithatë, në Evropë, ligjet represive, praktikat e pajustifikueshme dhe teknologjitë e mbikëqyrjes të hapura ndaj abuzimit krijojnë mjedis toksik që kërcënon protestuesit dhe protestat paqësore”, tha Callamard.

Catrinel Motoc nga Zyra Rajonale e “Amnesty Europe” deklaroi se e drejta për të protestuar është duke u zhdukur në Evropë. “Njerëzit që dalin në rrugë rrezikojnë të kapen nga një ortek kufizimesh në rritje, ndjekje penale, dhunë, diskriminim dhe praktika të përhapura mbikëqyrjeje”, theksoi Motoc.

Related posts

Referendum në Uzbekistan, presidenti kërkon zgjatjen e mandatit deri në vitin 2040

rezart morina

Lufta në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

rezart morina

Këto janë mesazhet e paqes dhe solidaritetit që u dhanë në faljen e Bajramit në Kosovë

admin