RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

lufta-ne-gaza,-gjenden-381-trupa-te-pajete-prane-spitalit-al-shifa

Të paktën 381 trupa janë nxjerrë nga spitali më i madh i Gazës pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona javën e kaluar, tha organizata e Mbrojtjes Civile e enklavës.

“Ne kemi nxjerrë 381 trupa nga al Shifa dhe zona përreth që nga tërheqja e ushtrisë izraelite,” tha zëdhënësi Mahmoud Basal. Ai ka theksuar se në total nuk përfshiheshin trupat e njerëzve e varrosur në mjediset e spitalit.

Ai tha se punëtorët janë ende duke u përpjekur të rimarrin trupat e varrosur në al Shifa dhe informacionet sugjerojnë se ka “dhjetëra” kufoma nën tokë dhe rërë.

Që prej fillimit të luftës në Gaza, mbi 33,200 palestinezë janë vrarë dhe rreth 76,000 të tjerë janë plagosur. /abcnews

Related posts

Pendarovski dhe Vuçiq takohen në manastirin Prohor Pçinski

Muhamet Ramadani

Siri, SDF-ja vazhdon të bllokojë civilët nga përdorimi i korridorit humanitar

Muhamet Ramadani

Lukashenko fajëson Ukrainën për provokimet në kufi

admin