Andrew Tate do të mbetët në paraburgim në Rumani edhe për 30 ditë të tjera
Ndikuesi britaniko-amerikan Andrew Tate ka humbur përpjekjen e tij për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.
Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristanin, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera pasi një gjykatë rumune refuzoi ankesën e tyre të martën.
Ish-kampioni i kikboksit u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar.
Ai u pa të hynte në gjykatë me një kopje të Kuranit në gjuhën angleze.