RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aneksimi i rajoneve, Kuleba: Asgjë nuk ndryshon për ne, vazhdojmë të çlirojmë tokat tona

aneksimi-i-rajoneve,-kuleba:-asgje-nuk-ndryshon-per-ne,-vazhdojme-te-clirojme-tokat-tona

Përpjekjet e Rusisë për të aneksuar territoret e Ukrainës nuk ndryshojnë asgjë dhe shteti do të vazhdojë të çlirojë tokën dhe popullin e saj. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.

“Duke u përpjekur të aneksojë rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës, Putini po përpiqet të rrëmbejë zona që nuk mund t’i kontrollojë as në terren”, tha fillimisht Kuleba.

“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë, duke rivendosur integritetin territorial”, shtoi kreu i diplomacisë ukrainase. /abcnews

Related posts

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Pothuajse 98 mijë trupa ruse të vrarë në luftë

admin

Holandë, numri i ateistëve rritet në 58 për qind

admin

Rrogat e shkurtit, dalin sipas Ligjit të ri

rezart morina