RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Anëtarësimi i Kosovës në KiE mund të zgjasë deri në dy vjet”

“anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-mund-te-zgjase-deri-ne-dy-vjet”

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “përcolli për opinion” të hënën kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, e cila përbëhet nga 46 shtete anëtare.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, theksoi për agjencinë portugeze të lajmeve “Lusa” se pas vendimit të së hënës “duhet të ketë një opinion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, në një proces që “mund të marrë deri në dy vjet”.

I pyetur për vullnetin e Këshillit të Evropës për të shtuar një anëtar të ri, Berge theksoi se organizata është “në parim, e hapur për të gjitha vendet evropiane”.

“Sigurisht që sot na mungojnë dy vende, Rusia dhe Bjellorusia, të cilat, për arsye që dihen, nuk janë anëtare”, shtoi ai.

Tani i takon Asamblesë Parlamentare të nxjerrë opinionin e saj në një datë të pacaktuar, me mbledhjen e ardhshme të byrosë së asamblesë të planifikuar për të premten, raportoi AFP të hënën, duke cituar burime të Këshillit të Evropës.

Ndërkaq, Gilberto Jeronimo, ambasador i Portugalisë në misionin e përhershëm në Këshillin e Evropës, konsideron se zhvillimi i këtij procesi është i natyrshëm, ndonëse e pranon se do të dëshironte që hyrja e Kosovës “të ishte element i unitetit më të madh”, përballë sfidës së Serbisë ndaj procesit.

“Ne jemi të sigurt se në të ardhmen, në afat të mesëm dhe afatgjatë, sigurisht që do të jetë kështu”, tha ai, raporton mediumi portugez “noticiasaominuto”.

Jeronimo, i cili po fliste në Strasburg para gazetarëve portugezë, kujtoi se Portugalia është një shtet që njeh Kosovën që mbron anëtarësimin në një organizatë “që synon të bashkojë të gjitha vendet që i përkasin Evropës”.

Ndër arsyet e mbështetjes portugeze, Gilberto Jeronimo theksoi se nëse procesi i anëtarësimit është i suksesshëm, do t’i jepet “mundësia që edhe qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga ato garanci që mund t’u japë vetë Këshilli i Evropës, përkatësisht akses në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Related posts

Osmani: Malta gjithnjë për krah Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

admin6

Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviç, pajisjet e të cilit kapin vlerën e 250 mijë euro

admin

Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

admin