RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-se,-kosova-dhe-zvicra-mbajten-takimin-konsultativ

Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të dyja shtetet respektive të udhëhequra nga Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Muriel Peneveyre, Ndihmës Sekretare e Shtetit, Ambasadore dhe Shefe e Divizionit për BE dhe Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Palët diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të diasporës zvicerane në Kosovë në forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Njëra nga temat kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Zvicrës vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në këtë drejtim dhe shprehën mbështetjen e tyre për integrimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit.

Related posts

Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria sqaron rolin e ish-ministrit shqiptar si ndërmjetësues

admin

NATO porosit raketa kundërajrore, Stoltenberg: Nënshkruhet kontrata me vlerë 700 milionë dollarë

admin

FOTO/ Pluhuri saharian ‘pushton’ Athinën, qyteti dhe zonat përreth mbulohen nga mjergulla portokalli

admin