RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anëtarësimi në NATO | Turqia ‘ndalon’ Suedinë. Finlanda: Do vazhdojmë të vetëm

anetaresimi-ne-nato-|-turqia-‘ndalon’-suedine.-finlanda:-do-vazhdojme-te-vetem

Finlanda do të shqyrtojë bashkimin me NATO-n pa Suedinë. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i vendit nordik, pasi Turqia përjashtoi mbështetjen ndaj Stokholmit, pas një proteste të mbajtur atje, ku u dogj libri i shenjtë i Kuranit.

“Anëtarësimi bashkarisht mbetet opsioni i parë, por neve do na duhet të ecim përpara nëse ndodh diçka që pengon Suedinë të lëvizë në të njëjtin drejtim”, ka deklaruar Pekka Haavisto.

Megjithatë, shefi i diplomacisë finlandeze ka nënvizuar se “është ende herët” për të marrë një vendim të tillë.

Të hënën, presidenti turk Erdogan deklaroi se Suedia nuk mund të presë më mbështetjen e Ankarasë pas manifestimit ku u dogj Kurani, që nxiti protesta në Turqi dhe botën myslimane.

Gjithashtu, deklarata e tij erdhi pasi komuniteti kurd në kryeqytetin suedez vari një statujë shëmbëlltyrë të presidentit Erdogan.

“Suedia nuk mund të presë gjë nga ne. Është e qartë se ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë përpara ambasadës sonë nuk mund të presin akte dashamirëse nga ne”, tha kreu i shtetit turk.

Në maj të vitit të kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën Euro-Atlantike, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Por të dyja vendeve u duhet aprovimi i Turqisë, vend anëtar i NATO-s, që të anëtarësohen me të drejta të plota.

Deri tani Ankaraja ka bllokuar përpjekjet e tyre, në mënyrë që të detyrojë Helsinkin dhe Stokholmin të përmbushin një seri kriteresh politike, si ekstradimi i anëtarëve të një grupi kurd të cilin Erdogan e cilëson si “terrorist”.

Related posts

Zelenskyy njoftoi se ka siguruar 1,1 miliard euro mbështetje për mbrojtje dhe energji gjatë turneut në Evropë

admin

Dyshohet se furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE paralajmëron Iranin me sanksione

admin

Hapet xhamia e re në Troisdorf të Gjermanisë

admin