Aktorja amerikane Angelina Jolie ka publikuar në Instagram pamje satelitore që tregojnë Gazën para dhe pas luftës, duke theksuar përmasat e mëdha të shkatërrimit.
Jolie shkroi se lagje të tëra janë kthyer në rrënoja, ndërsa infrastruktura nga e cila varet mbijetesa e banorëve është dëmtuar ose shkatërruar.
Ajo tha se rreth 1.98 milionë njerëz në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa ndihmat dhe materialet për strehim vazhdojnë të përballen me kufizime dhe vonesa.
“Google Earth tregon shkatërrimin fizik me një qartësi të jashtëzakonshme”, shkroi Jolie, duke bërë thirrje për strehim para dimrit, dërgimin e ndihmave humanitare në përmasat e nevojshme dhe furnizimin e spitaleve me pajisje mjekësore. /mesazhi


