Sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ka paralajmëruar “një valë të re” emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin “La Mansh” gjatë muajt e verës.
Ministrja britanike i është referuar një studimi të brendshëm, të porositur nga diplomacia britanike në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të udhëtojnë drejt Britanisë së madhe në mënyrë ilegale.
Sipas “The Telegraph”, sondazhi bazohet në 1 mijë e 800 familje në Kukës, që cilësohet si zona kryesore në Shqipërinë veriore për emigrantët.
Të dhënat e publikuara tregojnë se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të largoheshin nga atdheu dhe të udhëtonin drejt Britanisë, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e kalimit të Kanalit.
Paralajmërimi vjen pasi kryeministri RishiSunak dhe Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me gomone, të cilën e morën si njëdëshmi se “goditja e tyre” me masa të ashpra ndaj kalimeve ilegale po funksiononte.
Shifrat kanë rënë nga 2 mijë e 165 në periudhën janar-qershor të2022, në vetëm 151 në pesë muajt e parë të këtij viti.
MegjithatëBraverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.
Kryeministri britanik tha se statistikat kanë treguar se pranimi iazilkërkuesveështë ulur. Konkretisht në një kohë ku pranoheshin një në pesë raste të azilit, tani pranohen një në 50.
“Deri më tani, numri i mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare ka rënë me gati 90 për qind”, nënvizoi ndër të tjera kreu i Qeverisë britanike.
Një zëdhënës i “Home Office” tha se qeveria britanike ka kthyer 1800 shqiptarë në Atdhe. /abcnews