RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgari – Parlamenti miraton qeverinë e re të Denkovit

bullgari-–-parlamenti-miraton-qeverine-e-re-te-denkovit

Parlamenti bullgar miratoi sot qeverinë e re të kryeministrit Nikolai Denkov.

Votimi në legjislaturën prej 240 deputetësh mori 132 vota pro, 69 kundër dhe asnjë abstenim.

Denkov u caktua si kryeministër nga një koalicion i ”Vazhdojmë ndryshimin” dhe i ”Bullgarisë Demokratike” (CC-DB).

Pas nëntë muajsh, Denkov do të zëvendësohet në këtë post nga Mariya Gabriel e GERB-UDF.

Duke iu drejtuar parlamentit, Denkov u zotua për të paraqitur projektbuxhetin që përcakton deficitin në 3%, për të përmbushur angazhimet në kuadër të programit ndërkombëtar, për të punuar për hyrjen e Bullgarisë në Schengen në 2023 dhe në eurozonë nga fillimi i vitit 2025, dhe për të zbatuar agjendën legjislative, përfshirë ndryshimet në Kushtetutë, në koordinim të ngushtë me Asamblenë Kombëtare.

Ai tha se nëse nuk zbatohen prioritetet do të japë dorëheqjen. “Nuk ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë të isha kryeministër në një vend në krizë të keqe politike, me një shoqëri të ndarë. Ëndrra ime e fëmijërisë ishte të bëhesha shkencëtar dhe e realizova. Prandaj, nëse nuk realizohen prioritetet, unë do të jap dorëheqjen”, tha ai. /atsh

Related posts

Palestinë: Reagime ndaj ngrirjës së fondeve për UNRWA-në

rezart morina

Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomon në Akademinë Kombëtare të FBI-së

admin

Qiproja i shpëtoi 115 emigrantë sirianë në tri ditët e fundit

admin