RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anglia nën “alarm të verdhë” pasi temperaturat do të arrijnë 32 gradë Celsius

anglia-nen-“alarm-te-verdhe”-pasi-temperaturat-do-te-arrijne-32-grade-celsius

Shërbimi kombëtar i motit i Britanisë ka bërë të ditur se temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar pritet të rriten në 32 gradë Celsius në rajonet juglindore të vendit, transmeton Anadolu.

Pas paralajmërimit nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi një “alarm të verdhë” për të gjitha rajonet, përveç Anglisë verilindore.

“Presioni i lartë ndodhet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë kushte më të qeta me temperatura që rriten gjatë gjysmës së parë të kësaj jave”, tha Mark Sidaway, zv/shefi i Zyrës Meteorologjike.

“Derisa temperaturat më të larta priten në jug, kushtet e valëve të të nxehtit ka të ngjarë në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit veçanërisht, me pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut gjithashtu ka të ngjarë të shohin disa temperatura të larta të paarsyeshme”, shtoi ai.

Zyra tha se temperaturat do të jenë deri 4 gradë Celsius më të nxehta se ishulli spanjoll Ibiza.

Më tej, u njoftua se temperatura minimale më e lartë e regjistruar gjatë natës për shtatorin është 21.7 gradë Celsius, por ky rekord pritet të ndryshojë të mërkurën dhe të enjten.

Related posts

Sulmin vdekjeprurës në Rafah/ Netanyahu e quan “incident tragjik”: Ka nisur hetimi, është jetike që të merret çdo masë për…

admin

Një provincë e tërë në Kanada shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

admin

70 gazetarë janë vrarë që nga 7 tetori në Gaza

rezart morina