Anija “Butrinti”, së bashku me një anije greke dhe një turke, shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndau sot pamje nga ky oprracion shpëtimi teksa u shpreh se, “anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje”.
“Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi”, theksoi Peleshi.
“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, nënvizoi ai.