RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija e 18-të me ndihma nga Turqia për Gazën mbërrin në portin egjiptian

anija-e-18-te-me-ndihma-nga-turqia-per-gazen-mberrin-ne-portin-egjiptian

“Anija e 18-të e Mirësisë” që u nis nga porti Mersin i Turqisë dhe që transporton ndihma për Gazën, ka mbërritur në portin El-Arish të Egjiptit, raporton Anadolu.

Ndërsa përpjekjet e ndihmës janë përshpejtuar pas armëpushimit të shpallur së fundmi, me “Anijen e 18-të të Mirësisë” ndodhen rreth 800 tonë ndihma humanitare të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke për Gazën, të cilat përfshirë artikuj ndihme dimërore dhe furnizime ushqimore.

Anija, e cila u nis nga porti mesdhetar i Mersinit, transportoi kryesisht furnizime ushqimore dhe materiale ndihme dimërore, përfshirë 7.500 batanije dhe 50.000 pako ushqimore familjare të dizajnuara për të përmbushur nevojat mujore të një familjeje.

Pas mbërritjes në portin El-Arish të Egjiptit ngarkesa do të transferohet në kamionë për t’u dorëzuar në Gaza përmes kalimeve kufitare.

Related posts

Angela Merkel merr çmimin e paqes për politikën e saj të refugjatëve

admin

Damasku: Veprimet izraelite minojnë ndërmjetësimin e ShBA-së në bisedimet Siri-Izrael

Hevzi

Zelensky në Beograd deklaroi se nuk do të njohë pavarësinë/ “Shteti i Kosovës duhet të respektohet”, hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

admin