RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija e dytë me grurë ukrainas mbërrin në Stamboll

anija-e-dyte-me-grure-ukrainas-mberrin-ne-stamboll

Një anije e dytë mallrash që transportonte grurë ukrainas mbërriti sot në Stamboll përmes Detit të Zi, pavarësisht kërcënimeve të Moskës për të sulmuar anijet që hyjnë dhe dalin nga Ukraina.

Aroyat, një anije mallrash me flamurin Palau, u nis të premten nga porti ukrainas i Chornomorsk, afër Odessa.

Është anija e dytë që ndjek një korsi detare të krijuar nga Kievi përgjatë brigjeve perëndimore të Detit të Zi për të anashkaluar bllokadën ruse.

Moska u tërhoq në korrik nga një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në korrik 2022 që siguronte eksportin e produkteve bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi.

Kjo marrëveshje mundësoi eksportin e afro 33 milionë tonë drithë në një vit.

Kievi po kërkon të krijojë rrugë furnizimi në Afrikë për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë, e cila u premtoi disa shteteve afrikane gjatë verës për të ofruar grurë falas. /abcnews

Related posts

Greqi, mijëra peshq të ngordhur mbulojnë sipërfaqen e detit

Muhamet Ramadani

Autoritetet ukrainase: Tre të vrarë dhe 29 të plagosur në sulmin rus gjatë natës në Kiev

RTI

Murati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Muhamet Ramadani