RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anije ndihmash për Gazën niset nga porti i Mersinit në Turqi

anije-ndihmash-per-gazen-niset-nga-porti-i-mersinit-ne-turqi

Një anije që transporton rreth 1,300 tonë ndihma humanitare për Gazën është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Ndihmat janë përgatitur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, me kontribute edhe nga Kosova.

E njohur si Anija e 19-të e Mirësisë, ajo është e ngarkuar kryesisht me ushqime, mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije. Anija pritet të mbërrijë në portin El Arish në Egjipt, ku ndihmat do të shkarkohen dhe më pas do të dërgohen në Gaza.

Gjatë ceremonisë së nisjes, anëtari i bordit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kamil Karadeniz, tha se Turqia ka dërguar deri tani mbi 18,000 tonë ndihma humanitare në rajon.

Ai shtoi se përmes kuzhinave popullore në Gaza, organizata ka përgatitur vakte të ngrohta për 35,000 persona në ditë dhe ka shpërndarë mbi tetë milionë vakte ushqimi që nga fillimi i luftës. /mesazhi

Related posts

Mijëra protestues kundër luftës në Tel Aviv: Netanyahu është kërcënimi më i madh për Izraelin

admin

Presidenti i Brazilit do të vizitojë Kinën

admin

NATO raport të frikshëm për klimën: Kosova deri në vitin 2050 mund të përballet me mungesë të furnizimit me ujë

admin