RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ankara kritikon heshtjen e Perëndimit për arrestimin e gazetarëve turq në Gjermani

ankara-kritikon-heshtjen-e-perendimit-per-arrestimin-e-gazetareve-turq-ne-gjermani

Drejtori i komunikimeve në Presidencën e Turqisë, Fahrettin Altun, ka kritikuar Perëndimin për ndalimin e dy gazetarëve turq në Gjermani lidhur me raportimet e tyre kundër organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, transmeton Anadolu.

“Të verbrit që drejtojnë të verbrit! Ashtu si operacioni i paturpshëm që shënjestron gazetarët turq që veprojnë legalisht në Gjermani, edhe ata që heshtin kanë bërë diçka krejtësisht të papranueshme”, shkroi Altun në Twitter.

Më herët, korrespondenti i ‘TRT World’ në Washington kërkoi nga zv.zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, të komentojë rreth arrestimit të gazetarëve turq në Gjermani.

Patel nuk pranoi të komentojë, duke theksuar se nuk i di “specifikat e këtij rasti”.

Altun tha se ata që “guxojnë t’i japin leksione Turqisë, ku qindra gazetarë të huaj punojnë lirshëm, në çdo hap kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të të ashtuquajturave vlera të tyre sot”.

“Mesazhi ynë është i qartë. Në një mënyrë apo tjetër, ju do të pajtoheni me faktin se Turqia do të vazhdojë të jetë shtet i madh që mbron qytetarët e saj dhe do të mbajë përgjegjës këto që guxon t’i lëndojë ata nën udhëheqjen e fortë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, tha Altun.

İsmail Erel dhe Cemil Albay, gazetarë që punojnë për të përditshmen turke ‘Sabah’, u ndaluan në orët e para të së mërkurës, pasi dhjetëra policë bastisën shtëpitë e tyre në qytetin gjerman Frankfurt.

Nga policia gjermane gjithashtu iu sekuestruan telefonat, laptopët dhe pajisjet elektronike për ruajtje të të dhënave. Ata u liruan disa orë pas ndalimit.

Related posts

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim

Muhamet Ramadani

Biden tha se ka “dështuar” në debatin kundër Trumpit

Muhamet Ramadani

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, kaos në aeroportin e Bejrutit

Muhamet Ramadani