RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anketë: Austria, shteti me më shumë kundërshtues ndaj migracionit

ankete:-austria,-shteti-me-me-shume-kundershtues-ndaj-migracionit

Rezultatet e një ankete thonë se asnjë vend tjetër në botë nuk dëshiron të frenojë migrimin aq shumë sa Austria, transmeton Anadolu.

Anketa i Indeksit të Perceptimit të Demokracisë 2023, i bërë nga grupi i Aleancës së Demokracive të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tregon se evropianët në përgjithësi duan që migrimi të reduktohet më shumë se pjesa tjetër e botës.

Përderisa vetëm 12 për qind e të anketuarve në mbarë botën e shohin reduktimin e migracionit ndër tre çështjet kryesore ku qeveria e tyre duhet të fokusohet më shumë, në Evropë kjo shifër ishte 19 për qind.

Rezultatet më të larta nga të gjitha 53 vendet e analizuara ishin në Austri (34 për qind), Gjermani (31 për qind), Holandë (30 për qind), Francë (28 për qind) dhe Suedi (27 për qind). Vendi i parë jashtë BE-së në renditje ishte Kili me 26 për qind.

Ndërkohë, migrimi është më pak i rëndësishëm për vende të tilla si Rusia (5 për qind), Ukraina (4 për qind), Brazili (1 për qind) dhe Nigeria (1 për qind).

Anketa tregon gjithashtu se të anketuarit globalë e konsiderojnë më të rëndësishme që qeveritë të fokusohen më shumë në uljen e varfërisë, luftimin e korrupsionit, promovimin e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Për Indeksin e Perceptimit të Demokracisë 2023, instituti gjerman Latana në bashkëpunim me Aleancën e Demokracive anketoi pothuajse 54.000 njerëz në 53 vende, në të cilat jeton tre të katërtat e popullsisë së botës.

Related posts

Lajçaku kishte pritur më tepër rezultat nga vizitat në Kosovë e Serbi

admin

Katari vlerëson përpjekjet e Turqsië dhe OKB-së për marrëveshjen e drithit

admin

Orban: Lufta në Ukrainë është një konflikt mes dy kombeve sllave, nuk është afër nesh

rezart morina