Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, apo në kyçe, kur shiu është gati të bjerë. Nuk bëhet fjalë thjesht për një besim popullor, pasi shumë njerëz e përjetojnë këtë korrelacion në trupin e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose kur është gati të bjerë shi.
Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit është lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona të lëvizshme, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e kyçeve gjatë lëvizjeve të ndryshme me efekt lubrifikues.
Kur presioni atmosferik bie, dhe së bashku me rritjen e lagështisë, lëngu sinovial tenton të zgjerohet pak, duke shkaktuar dhimbje veçanërisht në kyçet. Për më tepër, temperaturat më të ulëta mund ta përkeqësojnë problemin, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet priren të ngurtësohen në një masë më të madhe në të ftohtë.
Për këto arsye, mund të jetë e këshillueshme që nyjet t’i mbani të ngrohta dhe gjithmonë aktive, duke ushtruar aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen shëndetësore.