RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anti-Korrupsioni: 80 lëndë i kemi dërguar këtë vit në Prokurori nën dyshimin për korrupsion

anti-korrupsioni:-80-lende-i-kemi-derguar-kete-vit-ne-prokurori-nen-dyshimin-per-korrupsion

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjatë këtij viti ka dërguar rreth 80 lëndë në Prokurori nën dyshimin për korrupsion. Ky institucion po ashtu ka evidentuar 30 zyrtarë publikë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë me kohë sivjet. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Derisa flet për lëndët nën dyshimin për korrupsion që kanë dërguar në prokurori, ai thekson se vitin e kaluar kanë dërguar 270 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion. Sipas tij, janë të konfirmuara rreth 30 aktakuza, transmeton lajmi.net.

“Vitin e kaluar i kemi dërguar rreth 270, këtë vit edhe 80 të tjera (në prokurori nën dyshimin për korrupsion). Shumica nga to kanë përfunduar, i kemi të paktën të konfirmuar rreth 30 aktakuza bazuar në kallëzimet tona penale, besoj se gjitha këto do të përfundojnë me vendim dënues nga Gjykata”, vijon Buleshkaj.

Pavarësisht sfidave, Buleshkaj thotë se Kosova është në një trend të mirë të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, porse shton se ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Mes tjerash, ai për Kosova Press thotë se në këtë drejtim, kjo Agjenci ka me dhjetëra raste të fituara, porse shton se ende ka punë për të bërë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar rreth 30 zyrtarë publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre me kohë.

Ne fund, Buleshkaj shton se ky institucion është duke punuar në ngritje të kapaciteteve në mënyrë që të punohet më shumë në luftimin kundër korrupsionit, për çka shpreson se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë në këtë drejtim.

Të premten në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit është mbajtur një tryezë me temën “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, në të cilën u kërkua nga institucionet të rrisin transparencën që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.

Related posts

Nënshkruhet akti ligjor, Kosova përfundimisht merr liberalizimin e vizave

rezart morina

Prezantohet logoja për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

admin6

Agjencia e OKB-së: Sulmet e Izraelit në Gaza po pengojnë aktivitetet humanitare

admin6