RTV AHIRETI
Shëndetësi

Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për rrezikun

antibiotiket-nuk-po-funksionojne,-organizata-boterore-e-shendetesise-jep-alarmin-per-rrezikun

Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve.

32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën dhe vetëm 12 prej tyre mund të konsiderohen risi.

Vetëm 4 janë aktivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH në listën e saj të zezë. Infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve shkaktojnë ccdo vit 35 mijë vdekje në Europë.

Në raportin e OBSH për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), pra ata që konsiderohen më të rrezikshëm përvijohet një e ardhme komplekse.

Më problematike janë produktet farmaceutike për fëmijë. Rezistencë do të thotë kur bakteret,viruset,myku dhe parazitët nuk reagojnë ndaj ilaçeve duke çuar në vështirësi trajtimi e deri edhe fatalitet.

Edhe në rastet kur antibiotikët e rinj janë gati, nuk mbërrijnë në të gjitha vendet tha një zëdhënës i OBSH.

Tashmë po shqyrtohen edhe alternative të reja me agjentë biologjikë jo tradicionalë si bakterofagët,antitrupat, agjentë imunomodulues.

Ndër to bien në sy 3 produkte me bazë fekalesh, që shërbejnë për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve, pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.

Related posts

Mosha pengon aksesin e kujdesit për shëndetin mendor për të moshuarit

Muhamet Ramadani

Numërimi i kalorive nuk funksionon gjithmonë, provoni të hani më me zgjuarsi

Muhamet Ramadani

Pija me ananas dhe kastravec, iu ndihmon të humbni peshë për 7 ditë

Muhamet Ramadani