RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anulohen qindra fluturime në Gjermani, pilotët futen në grevë

anulohen-qindra-fluturime-ne-gjermani,-pilotet-futen-ne-greve

Pilotët në Lufthansa hynë në grevë të premten, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë qindra fluturime, shkruan Reuters.

Linja ajrore ka thënë se kishte anuluar rreth 800 fluturime në bazat e saj kryesore në Frankfurt dhe Munich të premten, duke prekur 130 mijë pasagjerë dhe tha se po punonte për të minimizuar ndikimin e grevës.

Sindikata e Punës (VC) u kishte bërë thirrje më shumë se 5 mijë pilotëve të Lufthansa që të organizonin një largim 24-orësh, duke thënë se raundi i fundit i bisedimeve për pagat kishte dështuar.

Grevat dhe mungesat e stafit kanë detyruar tashmë disa linja ajrore, përfshirë Lufthansa, të anulojnë mijëra fluturime këtë verë, duke çuar në radhë të gjata në aeroportet kryesore.

Kompania ka bërë të ditur se tani për tani ka ofruar ngritje page prej 900 eurosh ose 5 për qind më shumë për pilotët seniorë dhe 18 për qind më shumë për ata që sapo kanë nisur këtë profesion.

Sindikata e VC po kërkon një rritje pagash prej 5.5% këtë vit dhe kompensim automatik të inflacionit më pas, si dhe kushte më të mira për pilotët e nivelit fillestar.

Lufthansa ka thënë se kërkesat e VC do të rrisin kostot e stafit të saj me 40% ose rreth 900 milionë euro gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Grevat janë taktikë e zakonshme në mosmarrëveshjet e punëtorëve në Gjermani. Në shtetin gjerman sindikatat e fuqishme vazhdimisht kanë siguruar kushte më të mira për punëtorët. Gjermania është duke përjetuar inflacionin më të lartë në dekadat e fundit në kohën e ngritjes së madhe të çmimeve të energjisë elektrike. /koha

Related posts

Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia

admin

Familjarët e viktimave dhe veteranëve të luftës kërkojnë rritje të pensioneve

rezart morina

Greqia qendrore goditet nga përmbytjet, 1 i vdekur dhe 1 zhdukur

admin