RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë – nuk do të ketë kufizime

anulohet-orari-i-barnatoreve-ne-prishtine-–-nuk-do-te-kete-kufizime

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri në një postim në Facebook.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim”, ka shkruar Retkoceri.

Retkoceri ka shtuar se pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.

“Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët. Falënderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit”, ka shkruar Retkoceri.

Related posts

Shkuan për pushime, por u zhdukën, 3 turistët gjenden të vdekur në një pus në Meksikë! U qëlluan me plumba në kokë

admin

Ushtria izraelite vret 5 palestinezë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës

admin

IPK-ja themelon ekipin për t’i vlerësuar veprimet policore në veri

Muhamet Ramadani