RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

anulohet-procesi-mesimor-ne-prishtine-per-shkak-te-kushteve-atmosferike

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive të krijuara në komunikacion.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me drejtorët e shkollave.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Sa ra shi në Prishtinë për një orë, tregon eksperti i ujërave

Muhamet Ramadani

Skandali i Bënjës: ç’ndodh kur politika zhurmon dhe ekspertët heshtin…

admin

OBSH: Më shumë se 9000 njerëz janë ende të zhdukur në fatkeqësinë e përmbytjeve në Libi

Muhamet Ramadani