RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aplikimi për tekstet shkollore, Nagavci njofton se paratë do të dalin shpejt

aplikimi-per-tekstet-shkollore,-nagavci-njofton-se-parate-do-te-dalin-shpejt

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se 92 mijë prindër kanë aplikuar deri më tani për subvencionim e librave për fëmijë.

Ministrja ka thënë se janë në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirrollogaritë e aplikuesve.

Për të parë herë, Nagaci ka sqaruar edhe situatëne fëmijë që s’i kanë mbushur ende 5 vjeç.

“Me vëmendje jemi duke e përcjellë situatën dhe shqetësimet tuaja rreth aplikimit në platformën e-kosova për subvencionimin e teksteve shkollore. Deri tash në këtë platformë kanë aplikuar gjithsej 92 mijë prindër. Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ju informoj se jemi në proces të aspekteve teknike për transferim të mjeteve në xhirrollogaritë tuaja. Po ashtu, ju siguroj se të gjitha ankesat që i kemi pranuar deri tash janë duke u shqyrtuar.
Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore. Kemi kërkuar nga DKA-të që të publikojnë listën për tekste shkollore dhe sipas informatave tona, shumica e shkollave tashmë i kanë publikuar tekstet e zgjedhura nga aktivat profesionale.

Po ashtu, mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit andaj, lus prindërit që para se t’i blejnë tekstet të konsultohen me mësimdhënësit.
Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe janë zotuar se çmimet nuk do të rriten.
Çdo identifikim i abuzimit me çmime të teksteve ose ofrimit të teksteve pa pasur vendim të MASHTI si dhe çfarëdo rasti tjetër i kësaj natyre, do të adresohet tek autoritetet kompetente” shkruan Nagavci në njoftim.

Related posts

Banka Botërore njofton 4.5 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën

admin

Policia angazhon personel shtesë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

admin

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë spital në Rafah për të akomoduar këtë numër të të vdekurve dhe të plagosurve

rezart morina