RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore njofton 4.5 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën

banka-boterore-njofton-4.5-miliarde-dollare-financim-shtese-per-ukrainen

Projekti synon të ndihmojë qeverinë e Ukrainës në përmbushjen e nevojave urgjente të dala nga lufta e vazhdueshme e Rusisë në vend

Grupi i Bankës Botërore ka njoftuar 4.5 miliardë dollarë financime shtesë të mobilizuara për Ukrainën në kuadër të Projektit të Shpenzimeve Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ në Ukrainë (PEACE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Projekti synon të ndihmojë qeverinë e Ukrainës në përmbushjen e nevojave urgjente të dala nga lufta e vazhdueshme e Rusisë në vend.

Grupi i Bankës Botërore tha se paketa e financimit është një ndihmë financiare e dhënë nga SHBA-ja.

Ndihma ka për qëllim të ndihmojë qeverinë ukrainase të realizojë funksionet e saj administrative dhe të ofrimit të shërbimeve në nivel kombëtar dhe rajonal, për të mbuluar pagesat sociale, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe pensionet, në mënyrë që të zbusë ndikimet sociale dhe ekonomike të luftës.

“Ukraina ka nevojë për shërbime të vazhdueshme qeveritare, përfshirë shëndetin, arsimin dhe mbrojtjen sociale për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve të jetesës dhe varfërisë”, tha David Malpass, president i Grupit të Bankës Botërore.

Financimi shtesë vjen në krye të Financimit të Projektit të Investimeve prej 1.49 miliardë dollarësh të miratuara në qershor të vitit 2022.

Deri më tani, Banka Botërore në mes të luftës ka mobilizuar afër 13 miliardë dollarë financime emergjente, përfshirë angazhimet dhe premtimet nga donatorët. Mbi 6.3 miliardë dollarë nga kjo janë paguar në fund të muajit korrik.

Sipas drejtorit rajonal të Bankës Botërore për Evropën Lindore, Arup Banerji, Ukraina ka një nevojë të madhe për burime për të mbështetur ofrimin e përditshëm të shërbimeve thelbësore, si dhe për rindërtimin e saj.

“Derisa fokusi kthehet te rimëkëmbja dhe rindërtimi, do të jetë gjithashtu kritike të rritet vëmendja ndaj reformave, transparencës dhe qeverisjes, përderisa Ukraina përgatitet për një kalim në rimëkëmbjen e pasluftës”, tha Banerji. /aa

Related posts

Zhvillimet e fundit në Pa’lestinë

RTI

Dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhje, por kush mund ta zëvendësojë Rishi Sunak si kreun e Partisë Konservatore?

admin

Ç’do brez ka “diktatorët” e tij.

rezart morina