RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dhe Japonia nënshkruajnë 15 marrëveshje për rritjen e investimeve

arabia-saudite-dhe-japonia-nenshkruajne-15-marreveshje-per-rritjen-e-investimeve

Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite, Khalid A. Al-Falih, ka deklaruar se vendi i tij dhe Japonia kanë nënshkruar gjithsej 15 marrëveshje për rritjen e investimeve të ndërsjella, raporton Anadolu Agency (AA).

Al-Falih, gjatë Forumit të Investimeve Arabia Saudite-Japoni në kryeqytetin saudit Riad, tha se kanë nënshkruar marrëveshje shumë të rëndësishme me autoritetet japoneze që do të sigurojnë rritjen dhe vazhdimin e investimeve të përbashkëta.

Ai theksoi se këto marrëveshje do të kontribuojnë në realizimin e pritshmërive të Vizionit Arabia Saudite 2030.

“Bashkëpunimi ynë me Japoninë vazhdon për më shumë se 60 vjet, pasi Japonia është një vend miqësor dhe një nga vendet lider në botë”, tha Al-Falih.

Marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve mbulojnë fushat e inteligjencës artificiale, sportit, financave, shërbimeve bankare, riciklimit të poliesterit, bujqësisë, ushqimit, industrisë, prodhimit, tregtisë, energjisë, digjitalizimit, qyteteve inteligjente dhe personalizimit të shërbimeve.

Dje, Arabia Saudite dhe Japonia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë së pastër.

Related posts

Skandal në Serbi: Kisha Ortodokse filmon fshehurazi priftërinjtë gjatë zgjedhjes së Patriarkut

Irfan Jahiu

Turqia dërgon “Anijen e 18-të të Mirësisë” me ndihma dimërore dhe furnizime ushqimore për Gazën

Muhamet Ramadani

Sulme kibernetike ndaj ueb faqes së Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë

admin