Arabia Saudite dhe Libani nënshkruan protokoll bashkëpunimi që përcakton se Rijadi do të japë 10 milionë dollarë ndihmë për projektet e zhvillimit në Liban, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, protokolli i ndihmës në para të gatshme është nënshkruar nga Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare e Mbretëria së Arabisë Saudite dhe Komitetit të Lartë Libanez të Ndihmës në kryeqytetin Bejrut, me pjesëmarrjen e kryeministrit libanez, Naxhib Mikati.
Ambasadori i Arabisë Saudite në Bejrut, Bukhari, tha se Qendra e Ndihmës së Mbretit Salman dhe Komisioni i Lartë Libanez i Ndihmës do të kryejnë aktivitete të përbashkëta për zbatimin e rreth 28 projekteve në rajone të ndryshme të Libanit dhe se vendi i tij do të sigurojë 10 milionë dollarë për këto projekte.
Kryeministri Mikati theksoi rëndësinë e mbështetjes së Arabisë Saudite për zhvillimin e Libanit dhe uroi që bashkëpunimi i tyre të vazhdojë. Ai tha se marrëdhëniet e forta vëllazërore mes dy vendeve janë thelluar dhe se Arabia Saudite është gjithmonë në anën e Libanit.