RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Petkoviq thotë se Bislimi e ka quajtur marrëveshjen për vizitat zyrtare inekzistente

petkoviq-thote-se-bislimi-e-ka-quajtur-marreveshjen-per-vizitat-zyrtare-inekzistente

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka refuzuar që të diskuton për personat e zhdukur.

Petkoviq përmes platformës “X” ka shkruar se Bislimi e ka quajtur marrëveshjen për vizitat zyrtare inekzistente, ku tha se ka hedhë poshtë draft-statutin e BE-së, para Lajçakut.

Derisa, Petkoviq tha se Prishtina po e vret dialogun.

“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormale, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për CSM-të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, të martën zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Related posts

Gervalla pret në takim homologun e saj nga Turqia

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite njofton fillimin e sezonit të ri të Umres për qytetarët dhe banorët e Gjirit

Muhamet Ramadani

Mbreti Charles flet për efektet anësore të trajtimit të kancerit, tregon për humbjen e ndjenjës së shijes

admin