Arabia Saudite po synon të mbjellë 100 milionë pemë rizofore përgjatë brigjeve të saj në vitet e ardhshme, si iniciativë kundër shkretëtirizimit në vend.
Qendra përgjegjëse për to ka mbjellë tashmë 6 milionë fidanë përgjatë brigjeve të Detit të Kuq dhe Gjirit Arab, me Jazanin që ka marrë pjesën e madhe prej më shumë se 3.3 milionë fidanëve.
Mbjellja e pemëve vjen brenda objektivave të Iniciativës së Gjelbër Saudite dhe Vizionit të Arabisë Saudite 2030.
Këto pemë janë të një rëndësie të konsiderueshme dhe përbëjnë një litar jetësor detar që ka përfitime të shumta mjedisore, ekonomike dhe turistike. /mesazhi