RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite do të presë takimin ku do të diskutohet zgjidhja e krizës Rusi-Ukrainë

arabia-saudite-do-te-prese-takimin-ku-do-te-diskutohet-zgjidhja-e-krizes-rusi-ukraine

Arabia Saudite do të presë sot takimin ku do të diskutohen rrugët për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, thuhet se takimi për diskutimin e rrugëve për zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë do të mbahet sot në qytetin Xheda.

Në takim do të marrin pjesë këshilltarët dhe përfaqësuesit e sigurisë kombëtare të disa vendeve, por nuk përfshihen detaje për emrat e vendeve pjesëmarrëse.

Related posts

Izraeli, gati për një javë operacionesh në Rripin e Gazës

admin

RMV: Studentët të enjten marsh proteste, kërkojnë realizimin e të gjitha kërkesave

admin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedon me homologun iz’raelit, në fokus lirimi i pe’ngjeve në Ga’za

Muhamet Ramadani