RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite fillon bisedimet me Sirinë për të rifilluar shërbimet konsullore

arabia-saudite-fillon-bisedimet-me-sirine-per-te-rifilluar-sherbimet-konsullore

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur se bisedimet me Sirinë janë duke u zhvilluar për të rifilluar shërbimet konsullore në të dy vendet, transmeton Anadolu.

“Në kuadër të dëshirës së Mbretërisë për të ofruar shërbimet e nevojshme konsullore për të dy popujt, po zhvillohen diskutime midis zyrtarëve të Mbretërisë dhe homologëve të tyre në Siri rreth rifillimit të ofrimit të shërbimeve konsullore”, raportoi kanali televiziv shtetëror ‘Al-Ekhbariya’ duke cituar një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite.

Arabia Saudite tërhoqi ambasadorin e saj nga Damasku në vitin 2011 dhe ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me regjimin sirian, pas shtypjes së demonstratave paqësore popullore në Siri.

Më 8 mars, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan, tha se “ka një dialog për kthimin e Sirisë në përqafimin arab”, duke theksuar më tej se “ekziston një konsensus se situata në Siri nuk është e pranueshme”.

Sot më herët, raportet e mediave thanë se Arabia Saudite dhe Siria ranë dakord për rifillimin e marrëdhënieve. Të dyja palët ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin e raportuar.

Related posts

Kurti thotë se ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës

RTI

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari

admin

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

rezart morina