RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite: Nëse Irani merr armë bërthamore, do të kemi edhe ne

arabia-saudite:-nese-irani-merr-arme-berthamore,-do-te-kemi-edhe-ne

Arabia Saudite është e vendosur të marrë armë bërthamore nëse Irani i fiton ato, njoftoi princi Mohammed bin Salman, trashëgimtari i fronit të vendit të tij.

Është ndoshta hera e parë që Arabia Saudite e ngre këtë çështje kaq hapur, ndërkohë që deklaron se po i afrohet gjithnjë e më shumë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Në një intervistë për Fox, e cila u transmetua vonë të mërkurën. Salmani ishte i qartë: Nëse ata e marrin, duhet ta marrim edhe ne. Ai shtoi se Arabia Saudite është “e shqetësuar” për perspektivën e ndonjë vendi që të marrë armë bërthamore, por se asnjë vend nuk duhet t’i përdorë ato sepse “do të fillojë një luftë me pjesën tjetër të botës”.

Siç theksoi ai, “bota nuk mund të shohë një Hiroshima të re”.

Lidhur me Izraelin, Salman tha se “çdo ditë po i afrohemi nënshkrimit të një marrëveshjeje normalizimi me Izraelin. Ai shpjegoi më tej se çështja palestineze është shumë e rëndësishme”. /abc

Related posts

Përparim Rama ia dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit DioGuardi

admin

Çfarë po ndodh në Sidnei? Pas vrasjes së 6 personave në qendër tregtare, sulm me thikë në kishë. Plagoset prifti dhe disa persona

admin

Qeveria del me njoftim zyrtar për “Trepçën”, nuk premton ekzekutimin e pagave

admin