RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Arabia Saudite reagon ndaj bastisjes së Xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit

arabia-saudite-reagon-ndaj-bastisjes-se-xhamise-al-aksa-nga-ministri-izraelit

Arabia Saudite ka reaguar ndaj ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, i shoqëruar nga kolonët hebrenj, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka lëshuar një deklaratë me shkrim për këtë temë.

Në një deklaratë që dënon bastisjen nga ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir dhe kolonëve hebrenj në Xhaminë al-Aksa, thuhet se: “Forcat pushtuese izraelite janë plotësisht përgjegjëse për vazhdimin e këtyre shkeljeve. Këto praktika sistematike janë shkelje e të gjithë normave dhe konventave ndërkombëtare dhe provokim ndaj ndjenjave të muslimanëve në mbarë botën”.

Gjithashtu i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar “të bëjë çdo përpjekje dhe të përmbushë përgjegjësitë e tij për t’i dhënë fund përshkallëzimit të tensioneve nga ana e Izraelit, për të ofruar mbrojtjen e nevojshme për civilët dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti”.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Ben-Gvir dhe qindra kolonë fanatikë hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mëngjesin e sotëm, nën mbikëqyrjen e policisë izraelite.

Related posts

Më shumë se 230 artistë në Francë bënë thirrje për njohjen e shtetit pa’lestinez

RTI

Ush’tria iz’raelite dërgon forca shtesë në Bregun Perëndimor

admin

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione të reja në vlerë 2.7 miliardë euro

rezart morina