RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione të reja në vlerë 2.7 miliardë euro

gjermania-do-te-furnizoje-ukrainen-me-arme-dhe-municione-te-reja-ne-vlere-2.7-miliarde-euro

Qeveria gjermane do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione të reja në vlerë 2.7 miliardë euro përpara vizitës së mundshme të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Anadolu.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se Gjermania do të sigurojë 20 automjete të blinduara luftarake të tipit Marder, 30 tanke luftarake Leopard-1 dhe katër sisteme të mbrojtjes ajrore Iris-T-SLM.

Më tej thuhet se armët dhe municionet me vlerë 2.7 miliardë euro, që do t’i jepen Ukrainës, janë mbështetja më e madhe e vetme nga Gjermania që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase.

Gjermania ka dhënë deri më tani 2.75 miliardë euro mbështetje në armë për Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se furnizimet ushtarake që do të dërgohen tregojnë se Gjermania është serioze në ofrimin e mbështetjes.

“Të gjithë duan që lufta e tmerrshme që Rusia po bën kundër popullit ukrainas, e cila është kundër ligjit ndërkombëtar, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Fatkeqësisht, kjo nuk është ende në dukje. Prandaj, Gjermania do të ofrojë të gjithë ndihmën që mundet, për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Pistorius.

Deri më tani, Gjermania ka dërguar në Ukrainë 18 tanke Leopard-2, 40 automjete të blinduara luftarake Marder, 34 tanke Gepard dhe dy automjete të blinduara shpëtimi.

Related posts

Kurti: Beogradit t’i bëhet trysni shtesë nga BE dhe SHBA

admin

Kuvendi mban sot seancë, pritet të diskutohet edhe për rritje të çmimeve

admin

Policia tregon se çfarë i sekuestroi mjekut të arrestuar për marrje të ryshfetit

admin