RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite: Rreth 1,5 milion persona kanë arritur nga jashtë për kryerjen e Haxhit

arabia-saudite:-rreth-1,5-milion-persona-kane-arritur-nga-jashte-per-kryerjen-e-haxhit

Arabia Saudite njoftoi se afro 1,5 milion persona kanë ardhur nga jashtë për të kryer Haxhin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Twitter nga Drejtoria e Përgjithshme të Pasaportave e Arabisë Saudite, thuhet se muslimanët vazhdojnë të vijnë në tokat e shenjta nga e gjithë bota përmes rrugëve tokësore, detare dhe ajrore për të kryer Haxhin.

Në deklaratë thuhet se numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë ka arritur në 1.499.472 deri më 21 qershor, prej të cilëve 1.435.014 kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore.

Ndërkaq, 59.744 persona kanë mbërritur në tokat e shenjta përmes portave kufitare tokësore, kurse nga deti 4.714 persona.

Related posts

Marrëveshja bërthamore, Irani dhe BE-ja bien dakord për të rifilluar bisedimet pas vizitës së Borrell

admin

Corbyn nga Mbretëria e Bashkuar bashkohet me delegacionin e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid

Muhamet Ramadani

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, Mette-Marit rrezikon t’i nënshtrohet një transplanti mushkërish: E dija që kjo mund të ndodhte

admin