RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Araghchi: Irani mbetet i vendosur, edhe nëse përballet me një “luftë apokaliptike”

araghchi:-irani-mbetet-i-vendosur,-edhe-nese-perballet-me-nje-“lufte-apokaliptike”

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të rifillojë luftën me Shtetet e Bashkuara, ndërsa theksoi se vendi i tij mbetet i hapur për diplomaci.

Në një reagim në rrjetin X, Araghchi tha se ai dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian kishin shkuar në Nju Jork për të kërkuar paqe dhe jo për të nxitur luftë.

“Presidenti Pezeshkian dhe unë nuk erdhëm në Nju Jork për të shitur një luftë. Erdhëm për të ndërtuar paqen”, shkroi ai.

Megjithatë, Araghchi shtoi se Irani “mbetet i palëkundur përballë çdo agresioni, edhe nëse kjo çon në një luftë apokaliptike”.

Ai theksoi njëkohësisht se Teherani është i gatshëm për “diplomaci të vërtetë”.

Deklaratat vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë një propozim iranian për paqe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /mesazhi

Related posts

Policia e Kosovës arreston 6 persona dhe konfiskon substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro

admin

Alarmi i meteorologëve: ky fenomen mund të sfilisë këtë verë planetin…

Muhamet Ramadani

Tërmeti tragjik me mbi 1 mijë viktima, talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

admin